Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre. Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) me aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës’, si dhe Komuna e Prishtinës, e cila ia kishte mundësuar çdo lojë atyre…

Lajme

01/06/2025 13:40

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre.

Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) me aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës’, si dhe Komuna e Prishtinës, e cila ia kishte mundësuar çdo lojë atyre duke ua bërë më atraktive ditën e tyre.

Ata kishin mundësinë të luanin futboll, basketboll, karate, volejboll, shah e shumë aktivitete të tjera.

Në këtë mes nuk mungonte as muzika për t’u argëtuar.

1 Qershori simbolizon të drejtat e fëmijëve. /kp