Pak nga ta, shumë për dikë- Fëmijët e një kopshti në Prishtinë ndajnë dhurata për bashkëmoshatarët që po trajtohen në Onkologji

Fëmijët e një kopshti në kryeqytet kanë shpërndarë dhurata për fëmijët të cilët po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë klinikë trajtohen fëmijët të cilët vuajnë nga kanceri, shkruan lajmi.net. “Ata dhanë një mësim të madh dashurie dhe bujarie. Me zemrat plot mirësi, ata grumbulluan dhurata për fëmijët në repartin e onkologjisë në Klinikën…

Lajme

23/12/2024 15:46

Fëmijët e një kopshti në kryeqytet kanë shpërndarë dhurata për fëmijët të cilët po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.

Në këtë klinikë trajtohen fëmijët të cilët vuajnë nga kanceri, shkruan lajmi.net.

“Ata dhanë një mësim të madh dashurie dhe bujarie. Me zemrat plot mirësi, ata grumbulluan dhurata për fëmijët në repartin e onkologjisë në Klinikën Pediatrike. Këto dhurata ishin më shumë se lodra dhe paketime; ato bartnin ngrohtësinë, shpresën dhe gëzimin që fëmijët ndajnë me njëri-tjetrin. Një moment i paharruar që na kujton fuqinë e solidaritetit dhe rëndësinë e lumturisë së ndarë”, thuhet në njoftimin e kopshtit./Lajmi.net/