Fëmijën e dërgoi në spital pasi kishte temperaturë, por e ktheu në shtëpi me aftësi të kufizuara – Shteti nuk ia jep as pensionin

Mentor Mehmeti nga Obiliqi, është babai i Leotrim Mehmetit i cili tash e një kohë është me aftësi të kufizuara, e që për këtë nga Gjykata ka fituar të drejtën për pension. Ai sipas babait të tij, as nuk mund të haj vetëm ushqim, as të shkruaj në shkollë e as të kryej obligimet e…

Lajme

03/02/2025 15:50

Mentor Mehmeti nga Obiliqi, është babai i Leotrim Mehmetit i cili tash e një kohë është me aftësi të kufizuara, e që për këtë nga Gjykata ka fituar të drejtën për pension.

Ai sipas babait të tij, as nuk mund të haj vetëm ushqim, as të shkruaj në shkollë e as të kryej obligimet e tij por sipas Ministrisë siç thotë Mehmeti nuk po i takon pensioni.

Mehmeti ka treguar për lajmi.net se tash e dy vite ka bërë ankesë në Gjykatë përmes avokatit të tij, por që sipas tij ende nuk është trajtuar.

“Ai as sun han vet as me fol, shumë pak fol. Është shumë agresiv edhe nervoz. Atij i takon pensioni i plotë, ne të vjen dikush kush don veç një orë le të merret me të e sheh çka ka me hjek. Nana e vet shumë hjek me të po të kallëzoj drejtë”, ka thënë Mehmeti për lajmi.net.

Ai ka treguar se djali tani i ka 7 vite por këto probleme i vuan tash e 5 vite kur ishte 2 vjeçar dhe kishte pasur temperaturë.

“Unë e kam qu në spital për tjetër send, për yndyrë po ma ka rrok temperatura dhe ma la me pasoja. Merre me mend çfarë mjekësie kemi ne në Kosovë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqeni videon: