Feliksi i gatshëm të blejë shtëpinë e Millosheviqit

Qazim Osmani i njohur si Feliks i shoqëruar nga ish ministri Millutin Mirkoniq ka vizituar shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit në një përpjekje për tu bërë pronar i saj i ri.

Lajme

07/03/2015 10:20

Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani ka planifikuar që të blejë një vilë në lagjen Dedinje të Beogradit, e cila i përket familjes së ish kryetarit të Serbisë,Sllobodan Millosheviqit.

Kurir shkruan se Qazimi i njohur si Felix ka kërkuar nga ish ministri Millutin më shumë informacione rreth shtëpisë luksoze në Tolstoi e cila është në shitje që tri vite, transmeton Indeksonline.

Ai seriozisht ia ka ngritur edhe çmimin dhe është gati ta blejë atë për 3 milionë e gjysmë euro.