Fejohet Çlirimtarja, vajza e vogël e Jakup Krasniqit

Është fejuar bija e vogël e Jakup Krasniqit, Çlirimtarja. Lajmi është konfirmuar nga një familjar i Çlirimtares, përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit, dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babai i Çlirimtares për të kërkuar dorën e dhe bekimin e tij, kurse sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar.…

Lajme

18/05/2026 17:43

Është fejuar bija e vogël e Jakup Krasniqit, Çlirimtarja.

Lajmi është konfirmuar nga një familjar i Çlirimtares, përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babai i Çlirimtares për të kërkuar dorën e dhe bekimin e tij, kurse sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar.

Postimi i plotë:

Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar.

I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare.

Duke uruar dhe shpresuar që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve, dhe duke uruar për kthimin e babit dhe të shokëve të tij në Kosovë, uroj edhe çiftin e ri që ta gëzojnë jetën së bashku.