Avdyli ironizon PSD-në: Sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh selameti për LDK-në

Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar me një postim ironik ndaj PSD-së, duke akuzuar këtë parti se po merret vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të, siç tha ai, “ringritjes” dhe bashkimit të saj në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Përmes një postimi në Facebook, Avdyli bëri…

Lajme

18/05/2026 17:20

Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar me një postim ironik ndaj PSD-së, duke akuzuar këtë parti se po merret vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të, siç tha ai, “ringritjes” dhe bashkimit të saj në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli bëri krahasim me të kaluarën politike, duke kujtuar se PSD dikur merrej vazhdimisht me Vetëvendosjen para se kjo e fundit të fitonte zgjedhjet dhe të dilte forca e parë politike në vend, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, e njëjta situatë po përsëritet tani me LDK-në. “Ata po e shohin që ajo po bashkohet e po ringritet si asnjëherë më parë”, ka shkruar Avdyli, duke shtuar se sa më shumë sulme të ketë ndaj LDK-së, aq më shumë do të rritet mbështetja për të.

Ai nuk kurseu as ironinë ndaj PSD-së, të cilën e quajti “partiçkë me 6 kandidatë e 60 votues”, ndërsa tha se kjo parti po tregon “siklet” për shkak të zhvillimeve politike dhe rritjes së LDK-së. “Ama sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh do të jetë selameti për LDK-në më 7 qershor”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit të tij, Avdyli falënderoi PSD-në në mënyrë sarkastike për angazhimin dhe kritikat ndaj LDK-së, duke shkruar: “Faleminderit PSD, loqka e vogël, për mundin tuaj”. /Lajmi.net/