Federata Italiane dënon Conten dhe Interin

Antonio Conte dhe Inter janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi trajneri i 'Nerazzurrëve' i kishte treguar gishtin e mesëm presidentit të Juventusit gjatë ndeshjes në shkurt.

Sport

20/05/2021 08:57

Ky incident kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes në stadiumin Allianz Stadium në Torino, transmeton lajmi.net.

Më 9 shkurt po luhej takimi në Kupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, kur Conte u drejtua nga zyrtarët e “Zonjës së Vjetër” dhe u kap nga kamera duke ia treguar gishtin e mesëm.

Federata Italiane e Futbollit po hetonte këtë rast dhe tani është vendosur që të dënojë edhe klubin edhe trajnerin.

Interi, si klub, do të duhet të paguajë 2 mijë euro dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Conte, i cili kishte insistuar se zyrtarët e kishin provokuar atë./Lajmi.net/