Federata e Çiklizmit pranohet në UCI

Federatës e Çiklizmit të Kosovës është pranuar me të drejta të kufizuara në Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).

Sport

30/01/2015 22:58

Komiteti Menaxhues i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI) ka njoftuar se i ka dhënë Federatës së Çiklizmit të Kosovës anëtarësim të përkohshëm.

Dhe prej tani e tutje, Kosova do të ketë të drejtë të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e UCI-së, në pritje të vendimit të pranimit me të drejta të plota.

Kjo kërkesë pritet të paraqitet në në Kongresin e UCI-së që do të mbahet në shtator të këtij viti.