Faturat e larta e shtyllat elektrike si në kohë të gurit – Gazetarja viziton banorët në fshatin Banjë të Istogut

Në Banjë të Istogut banorët po përballën me situatë të vështirë. Atyre faturat e energjisë elektrike po ju vijnë me çmime të larta. Por përkundër që faturat po vijnë me çmime të larta, shtyllat elektrike janë si në kohë të gurit. Gazetarja e lajmi.net ka vizituar banorët e këtij fshati për të parë nga afër…

Lajme

28/12/2023 15:09

Në Banjë të Istogut banorët po përballën me situatë të vështirë. Atyre faturat e energjisë elektrike po ju vijnë me çmime të larta.

Por përkundër që faturat po vijnë me çmime të larta, shtyllat elektrike janë si në kohë të gurit.

Gazetarja e lajmi.net ka vizituar banorët e këtij fshati për të parë nga afër hallet dhe shqetësimet e tyre.

Njëri nga banorët thotë se këtë muaj fatura e rrymës i ka ardhur në shumën prej 100 eurove për dallim nga hera e fundit që ishte 50 euro.

Një tjetër banorë thotë se iu është premtuar që të ndërtohen shtylla elektrike të betonit mirëpo ato premtime kanë mbetur vetëm fjalë./Lajmi.net/