Fatos Geci bëhet doktor i shkencave të ekonomisë: Tash do t’i përkushtohem më shumë politikës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka njoftuar se ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës, duke fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën e Bankave, Financave dhe Kontabilitetit. Përmes një postimi në Facebook, Geci ka bërë të ditur se ka mbrojtur publikisht disertacionin e doktoratës, pas një rrugëtimi disa-vjeçar akademik, raporton…

Lajme

12/11/2026 15:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka njoftuar se ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës, duke fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën e Bankave, Financave dhe Kontabilitetit.

Përmes një postimi në Facebook, Geci ka bërë të ditur se ka mbrojtur publikisht disertacionin e doktoratës, pas një rrugëtimi disa-vjeçar akademik, raporton lajmi.net

“Me krenari dhe emocion të veçantë ju njoftoj se, pas një rrugëtimi të gjatë, disa-vjeçar dhe intensiv akademik, kam përmbyllur me sukses mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës dhe kam fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën Banka, Financa dhe Kontabilitet”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, më 21 prill 2026, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, Geci kishte shkaktuar reagime të shumta pasi kishte kërkuar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohej me burgim të përjetshëm, duke iu referuar dënimit të Naim Murselit.

“Uroj që Hashim Thaçin ta përcjellë fati i Naim Murselit. Edhe po të kthehet, nuk ka kurrfarë fuqie përballë Albin Kurtit”, kishte deklaruar Geci.

Deklarata e tij kishte nxitur reagime nga deputetë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së. Edhe përfaqësues të Vetëvendosjes ishin distancuar nga qëndrimi i tij, ndërsa kryetarja e Kuvendit i kishte tërhequr vërejtjen gjatë seancës.

Pas reagimeve, Geci kishte dalë me një sqarim publik, duke shprehur respekt për luftën e UÇK-së, por duke thënë se qëndrimet e tij ndaj individëve të caktuar lidhen me përvojat e familjes së tij dhe me Komunikatën 59.

Tani, me përfundimin e doktoratës, Geci thotë se synon ta shfrytëzojë përgatitjen e tij akademike dhe profesionale për një angazhim më të madh në jetën politike dhe institucionale./Lajmi.net/