Fatoni është trim, kushëri i Isa Boletinit – edhe Isa është Pec – Spahiu me përshkrim interesant
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”. “Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam…

Lajme
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit.
Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”.
“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam mundur të konkluzojë që edhe mund të ketë lëshime në procedurë”, ka thënë ai.
“Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati për nga vjen ai, njihet si trimat më të mëdhenj në atë anë”, ka deklaruar ai në T7.
Më pas ai u pyet në studio, se çfarë e ka Peci Isa Boletinin
“Isa Boletinin e ka kushëri, Isa Boletini është Pec”, u përgjigj Spahiu.