Faton Hajrizi lajmërohet nga arratia: Jam ai që rojet e Ibrit që i kam shti me ik, unë jam ai, e du shtetin por jo qeshtu

Faton Haziri apo “njeriu fantazmë i burgjeve të Kosovës” ka arritur që të arratiset për herën e nëntë nga burgjet e vendit. Hajrizi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe për vepra të tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës mëngjesin e së shtunës, me…

Lajme

08/07/2024 08:46

Faton Haziri apo “njeriu fantazmë i burgjeve të Kosovës” ka arritur që të arratiset për herën e nëntë nga burgjet e vendit.

Hajrizi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe për vepra të tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës mëngjesin e së shtunës, me një plan të detajuar.

Sipas raportimeve të para është theksuar se Faton Hajiriz ka arritur që të arratiset rreth orës 05:00-07:00 të mëngjesit.

E sipas mediave në vend ai arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë qarqafët e shtratit, të cilët i lidhi me radiatorin e dhomës ku ai ishte vendosur.

Në këtë mënyrë arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe ia doli të depërtojë deri jashtë, duke kaluar rrethojat e jashtme të burgut.

Arratisjen e tij e konfirmoi edhe Shërbimi Korrektes i Kosovës nga ku u njoftua se për këtë çështje është njoftuar Policia dhe janë suspenduar dy oficerë.

Ky i fundit është lajmëruar më vonë përmes një lidhje direkte në rrjetin social “TikTok”.

“Unë quhem Faton Hajrizi. Dua ta ceki se nuk jam tu e fsheh fytyrën po e kam pas një lëndim në faqe derisa unë jom arratis aty nga Smrekonica dhe derisa të shërona duhet të lë plagën time të shërohet. Se fshehi fytyrën një ditë prej ditëve në vijim do të shfaqem live në TIkTOk dhe do të foli më gjerësisht”, tha ai.

Sipas tij  arsyeja pse e postoi këtë video janë përkrahësit e tij në TikTok.

“Dhe gjithandej dhe ata që nuk i përcjellin rrjetet sociale. I Klinës së Ultë i Komunës së Skenderajt, i lindur në vitin 1985. Vuajtjet e mija nga viti 2000 pa dashur me e përsërit historinë tem dua të foksohna në ndodhinë e fundit. Dikush mun me t honë se ky person iu ka bo hobi me ik nga burgu. Nuk është e vërtetë. Edhe unë dëshiroj dhe dua të jem i lirë sikurse janë qytetarët dhe shokët e mi e shqiptarët në përgjithësi. Se halli është te shqiptarët, jo a Ukraina, a Rusia a Izraeli. Unë mërzitna veç për shqiptarë, nuk jam Albin Kurti me u mërzit për Ukrainën a për Izraelin. Unë mërzitna veç për shqiptarë. Arsyeja pse unë jam kanë me datën 1 e jam kthy me datën 3 në vikend….”,tha ai.

“Nuk kam ik nga vikendi e kam dhënë fjalën publikisht se nga vikendi nuk iki. Kam dashtë me  e mbajt fjalën se ma kollaj o kon . Edhe pse s’është burg ai, pajtohna kur thonë se është largim po kom pas probleme gjatë arratisjes me tel dhe me muri dhe unë kam pas lëndime në fytyrë për atë arsye edhe e fsheha fytyrën. I falënderoj shumë përkrahësit e mi edhe ata që bëjnë koritka ju përgjigja në mënyrë pozitive. Kontrolloni jetën time, unë s’jam qaj që Policia e pasqyron ose pushteti. Unë jam Fajton Hajrizi që jom kon 14 vjeçar në luftë e që ka marrë armën e kam shku në radhët e UCK-së, jam i cili kam vepruar anës Ibrit në veri në vitet që unë i di. Unë kam vepru aty kur kam qenë në arrati 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Jam ai që rojet e Ibrit që i kam shti me ik, unë jam ai . Po e them publikisht për herë të parë. Jam ai, unë i vetëm. Nuk jam armik i popullit, e du shtetin por e du qysh duhet, jo shtetin e sotit. E dini se burgun e kam kry para një viti e gjysmë, zyrtarisht dhe ligjërisht është dashtë unë me kanë në liri”,shtoi ai.

“Hajde kshyre çfarë gjërash bëhen në Smrekonicë në tip të hapur, ka provokime që unë personalisht mu qeto provokime m’kanë shti me ik prej atij burgu me datën 5 ose 6 n sabah. Nuk është normale me i mbajte 23 vjet burg, 15 vjecar jom ra në burg. 40 vjecar jom sot e me ardhë mbikëqyrësi që ka qenë në radhët e Serbisë, e me më thanë qu prej gjumi në 9 e 11 ne ora 18:00.Nuk është në rregull, pse me m’cu ai prej gjumit. Një herë nuk jom ngi ushqim aty, çfarë tipi i hapur është aty. Avni Miftari ka ardhë nga Burgu i Dubravës aty vetëm me ua vështirësu të burgosurve jetën aty. Unë jam i 100-ti që kam ankesa, po ata s’kanë bë e unë pe bëj e unë kam vepru. Nuk muj me toleru me më bë provokime të njëpasnjëshme. Nuk mundem me nejt në panik e me stres në burg. Po ju bëj apel Policisë, nuk ena i armatosun, nuk jam i armatosun, nuk jam në Kosovë. Shkurt e shqip nuk jam në Kosovë për momentin. Frikë nga unë nuk keni. 9 herë jam dal në vikend e dini mirë se jam lajmëru në Polici, s’ka pas rrezik as ankesë prej qytetarëve”

Duhet përkujtuar që Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.

Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000. /Lajmi/

 

@faton.hajrizi.i.v♬ original sound – faton hajrizi i vertet