Fatmir Sejdiu: Unë kryeministër, gënjeshtër e kulluar

Ish presidenti dhe kryetari i nderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu në një prononcim për lajmi.net, mohon kategorikisht pretendimin e një media vendore, se ai është marrë vesh me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi, që të nominohet për kryeministër të vendit. 

Lajme

17/06/2014 18:04

Sejdiu duke komentuar lajmin i cili thotë se Thaçi në mënyrë dinake po tenton të përçajë LDK-në duke e nominuar atë për kryeministër, thotë se kjo është një gënjeshtër e kulluar, me qëllime të caktuara. 

“Unë kamë qenë në pushime me familjen time. Sot jam kthyer. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë mes. Ajo është një gënjeshtër e kulluar, me qëllime të caktuara, të cilat ata i dinë më së miri. Nuk kam se çfarë t’i shtojmë më shumë se sa kaq këtyre gjërave, që për mua janë të nivelit shumë të ulët”, ka thënë ish presidenti Sejdiu, në një prononcim të shkurtër për lajmi.net