Fatmir Limaj ‘trazon’ lagjen qendër të kryeqytetit (Foto)

Banorët e një ndërtese në qendër të Prishtinës, ku deri vonë ka jetuar lideri i partisë opozitare NISMA, janë ankuar për erën e keqe që po i vinte në hyrje të objektit. Sipas tyre kjo erë lirohej nga banesa e Limajt.

Lajme

24/06/2015 16:14

Ata kanë thënë se kjo erë është duke ardhur qe disa ditë, mirëpo askush nga aty nuk është bërë i gjallë qe 6 muaj.

“Që disa ditë është tu ardhë një erë e keqe, mi ka largu edhe myshteritë nuk po hynë kush në kafe. Sot pas insistimit tonë dhe të banorëve të tjerë me marë masa, ka ardhë ni djalë i ka hek do kese të zeza me mish të kalbur që kishin qenë në atë Banesë”, ka thënë për Infodirekt.tv, pronari i lokalit “House Pub” që është ngjitur me ndërtesën.

“Unë nuk e di qysh munet me qenë kaq i papërgjegjshëm një njeri i cili ka pasur përgjegjësi shtetërore dhe është fytyrë publike dreqi e marrtë”, u shpreh një komëshi i Limajt.

3

Ky objekt banesor gjendet në qendër të qytetit përball kinemasë ABC, një vend i rrethuar nga kafenetë dhe shumë i frekuentuar nga puntorë të institucioneve dhe të rinjtë.