Fatmir Limaj: Hashim, eja në shtëpi, Rio është e Majlindës

“Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim”, shkruan nder tjerash ai.

Lajme

08/08/2016 01:33

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka kritikuar presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, për siç ka thënë ai dëshirën për t’u krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit.

Në këtë postim, Limaj shfaqet i ashpër me Thaçin, dikur ‘shefin’ e tij në PDK, transmeton lajmi.net/

“Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim”, shkruan nder tjerash ai.

Lexoni postimin e plotë të Limajt në Facebook:

Jam duke e shikuar Hashimin… ky njeri gjithë jetën e tij ka vrapuar që të duket dhe që të shfaqet mu aty, aty diku tek sukseset e të tjerëve, dhe mu aty tek ato sukseset e të tjerëve ka tentuar që të promovoj vetën e tij, dhe vetëm vetën e tij, dhe kjo tashmë po dihet dhe kjo tashmë po shihet, ai gjithmonë ka dashur të duket dhe të përfitoj nga puna e të tjerëve, asnjëherë nga puna e tij, ai meritat e të tjerëve gjithmonë ia ka mveshur vetës së tij.!

Por sonte, me gjithë përpjekjet e tij, bile deri në limitet e tija qesharake, nuk mundi as titullin, e as medaljen të ia marr Majlindës, Majlindës e cila sonte këtë medalje ia solli Kosovës me punën dhe djersën e saj dhe të trajnerit të saj z. Driton Kuka.

Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim!!!

Hashim, kishte me qenë e rrugës që gjatë kthimit tënd me e vizituar medalistin tonë të dikurshëm dhe sportistin tonë të shekullit z. Aziz Salihun i cili është i shtrirë në një spital në Turqi.! Sportistin të cilin ti Hashim sa ishte i shtrirë në qendrën spitalore në Prishtinë nuk e ke vizituar, sepse ti e ke ditur se nga ajo vizitë nuk ke çka përfiton personalisht, përpos ndonjë telashe (siq i quan ti) apo siç thua ti të del ndonjë kërkesë për ndihmë, e ti Hashim nuk je i gatuar. Hashim ti nuk je i bërë me e ndihmu askënd, sepse ti nuk e njeh dhe sepse ti nuk e ke këtë virtyt!