Fatjoni reagon i mllefosur për çështjen e fotos: Nëse nuk vjen Ana, më vraftë Zoti nëse…

Fatjoni kishte diçka për të thënë publikisht lidhur me Anën.

ShowBiz

10/12/2020 22:32

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Ana dhe Arjoni, ditët e fundit kanë qenë protagonistët më të komentuar të spektaklit, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo erdhi pas publikimit të fotografisë së Arjonit, ku shihet në shtrat me Anën, imazh i cili bëri bujë në rrjet.

Së fundi, ishte Ana ajo e cila e sqaroi gjithë situatën, duke pranuar se fotoja është e vërtetë, por nuk ka kryer marrëdhënie me Arjonin.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se e ka paditur Arjonin, andaj me lot në sy tha se ai do paguajë për gjithë atë që ka bërë.

Ana mori përkrahjen nga gjithë konkurrentët, por njëri ndër më të zëshmit ishte Fatjoni, i cili e luti atë që të kthehet, në të kundërtën do të largohet edhe ai.

“Nëse nuk vjen Ana, më vraftë zoti nëse unë rri këtu. Ana duhet të vijë sepse e meriton këtë karrige”, tha Fatjoni. /Lajmi.net/