“Fast & Furious” publikon datat e filmit 9 dhe 10 (FOTO)

Vazhdon saga "Fast & Furious" me pjesë të reja.

ShowBiz

03/02/2016 23:37

Aktori Vin Diesel ka njoftuar se do të jenë dhjetë filma të Fast & Furious dhe tashmë janë zbuluar edhe datat për lansimin e filmit nëntë dhe dhjetë.

Tashmë dihet se së shpejti do të vie filmi i tetë i cili lëshohet më 4 prill të vitit 2017, por tani edhe filmat e rinj do të dalin çdo dy vjet.

Filmi i nëntë do të dalë në kinema më 19 prill 2019, dhe filmi i dhjetë më 2 prill 2021. Këtë e ka konfirmuar edhe vet aktori në një postim që e ka bërë në llogarinë e tij Instagram./KlanKosova