‘Fast & Furios 7’ fillon filmimet

Fast & Furios 7 ka filluar më në fund filmimet plotë katër muaj pas vdekjes tragjike të njërit nga aktorët kryesor, Paul Walker.

ShowBiz

01/04/2014 11:35

Rifillimi i filmimeve është konfirmuar nga drejtori i filmit, James Wan, i cili e konfirmoi një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

“Dita e parë në rifillimin e filmimeve. Më të mirë dhe më të fuqishëm”, ishte mesazhi në fjalë i James Wan.

Ende nuk është bërë e ditur se në çfarë mënyrë do të jetë Paul në film, edhe pse disa herë është raportuar se Chris Morgan ka ndërruar në tërësi rrjedhën e filmit.

Për arsye të vdekjes së Paul Walker, data e publikimit të filmit është shtyrë deri më 10 prill të vitit 2015.