FANTASTIKE: Shkëndija mposht Steauan në Bukuresht dhe kalon në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve
Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Steaua Bukureshtin me rezultat 1:2 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Me këtë fitore, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve u mbyll 1:3 në favor të Shkëndijës, që siguron kalimin në raundin e tretë, transmeton…

Sport
Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Steaua Bukureshtin me rezultat 1:2 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve u mbyll 1:3 në favor të Shkëndijës, që siguron kalimin në raundin e tretë, transmeton lajmi.net
Për skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut shënuan Liridon Latifi në minutën e 33-të dhe Vane Krstevski në minutën e 87-të, duke vulosur një triumf të merituar në fushën e një kundërshtari me emër në futbollin rumun dhe europian.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në Shkup, kishte përfunduar me fitoren minimale 1:0 për Shkëndijën, që tashmë konfirmon formën e mirë dhe vazhdon rrugëtimin europian.
Në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, Shkëndija do të përballet me Qarabagun, kampionin e Azerbajxhanit. Kjo sfidë pritet të jetë edhe më e fortë dhe vendimtare për ëndrrën e fazës së grupeve./lajmi.net/