Fansat s’e kanë harruar performancën e Linda Halimit në “Eurovision”, i shkruajnë edhe nga Kina

Linda Halimi dy vite më parë kishte performuar në festivalin "Eurovision".

ShowBiz

23/05/2019 18:45

Linda Halimi në vitin 2017 kishte përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “World”, shkruan lajmi.net.

Ani pse kanë kaluar dy vite, performancën e këngëtares nuk e kanë harruar fansat e saj, madje edhe nga shtetet e tjera.

Një fans nga Kina i ka shkruar Lindës e-mail, duke i dhënë komplimente për këngën “World”, të cilën tha se e dëgjon që prej atëherë.

Fansi kishte një kërkesë për Lindën, ai donte që këngëtarja t’ia dërgojë në adresë të tij një CD të sajën me fotografi dhe autografin e saj.

Për ndryshe, Jonid Maliqi ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit”. /Lajmi.net/

YouTube player