Familjes Maraj i duhen vetëm edhe 900 euro për ta dërguar djalin e sëmurë në Turqi
Kreu i familjes Maraj, Astriti, ka thënë për lajmi.net se janë ofruar donatorë për ndihmë të djalit katër vjeçar, Blerondit.
Lajme
Nga 2.100 euro sa duhen për kontrollë dhe nga shpenzimet e rrugës, familjes Maraj i kanë mbetur vetëm edhe 900 euro për ta dërguar djalin në Turqi.
“Djali është në gjendje të rëndë, nuk mund të presim gjatë. Falemnderit të gjithë atyre që kanë ndihmuar deri tash, mirëpo edhe 900 euro duhen që ta dërgoj djalin në Turqi,” ka thënë ai për lajmi.net
Blerondi katër vjeçar ka sëmundjen e zemrës, diabetit dhe epilepsisë.
Ky është numri të cilin mund ta kontaktoni për t’i dhënë ndihmë kësaj familjeje:
+38649291108