Familjarët të tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës është një alarm për gjendjen e rëndë të institucioneve të sigurisë e drejtësisë në vend. E njëjta për disa herë radhazi kishte kërkuar ndihmë dhe siguri pikërisht nga këto institucione, të cilat e lanë pa përkrahje. Dhuna e vazhdueshme në familje dhe presioni që po i bëhej…
Lajme
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës është një alarm për gjendjen e rëndë të institucioneve të sigurisë e drejtësisë në vend.
E njëjta për disa herë radhazi kishte kërkuar ndihmë dhe siguri pikërisht nga këto institucione, të cilat e lanë pa përkrahje.
Dhuna e vazhdueshme në familje dhe presioni që po i bëhej asaj dhe djalit të mitur nuk mori ndihmën dhe trajtimin e duhur.
Kësisoj e njëjta përfundoi e vrarë në mënyrë mizore nga kunati i saj, Albert Sylaj, pra pikërisht vëllai i ish-bashkëshortit Jeton Sylaj.
Pas raportimit për dhunë në familje dhe ndalimit të ish-bashkëshortit në stacion policor, e njëjta u kthye në shtëpinë e përbashkët ku edhe u vra mizorisht nga kunati.
Kjo ngjarje ka ngjallur edhe reagime të shumta në drejtim të institucioneve, ndërsa familjarët e viktimës janë të gjithë të tronditur.
Në familjen e viktimës janë mbledhur familjarë të shumtë të cilët janë shprehur të tronditur nga ngjarja dhe në gjendje të rënduar emocionale.
Familjarët veçse janë bërë bashkë për të pritur të gjithë ata që shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të familjares së tyre, Arlinda Zekaj./Lajmi.net/


