Familjarët e të vrarëve të LDK-së kërkojnë drejtësi
Familjet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, do protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.
Lajme
Në një njoftim të dërguar nga Këshilli Organizativ i Protestës bëjnë të ditur se do protestojnë nën moton ‘Duam drejtësi – vrasësit në burg!”.
Protesta është paralajmëruar për në orën 12:00, në Sheshin “lbrahim Rugova”.
Sipas njoftimit, Këshilli Organizativ i Protestës përbëhet familjarët e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj.