Familjarët e 25-vjeçarit në vendin e ngjarjes në liqenin e Batllavës, presin lajme nga njësitet e kërkim-shpëtimit

Një person është zhdukur sot pasi ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk ka arritur të del nga uji më. Personi që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës është një 25-vjeçar, mëson lajmi.net nga burimet e veta dhe se edhe pas gjashtë orësh kërkim ende nuk është arritur të lokalizohet trupi i…

Lajme

30/06/2026 19:10

Një person është zhdukur sot pasi ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk ka arritur të del nga uji më.

Personi që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës është një 25-vjeçar, mëson lajmi.net nga burimet e veta dhe se edhe pas gjashtë orësh kërkim ende nuk është arritur të lokalizohet trupi i tij.

Tashmë edhe familjarët e tij kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po presin lajme nga operacioni i kërkim-shpëtimi që u angazhua tash e disa orë për gjetjen e trupit të familjarit të tyre.

Sipas burimeve të lajmi.net, i riu kishte shkuar në pjesën e liqenit që konsiderohet zonë e rrezikshme për notim. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se ai kishte marrë një varkë të vogël dhe ishte futur në ujë, por më pas nuk është parë më të dalë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 13:00 është pranuar informata se një person kishte hyrë në ujë dhe më pas nuk ishte parë të dilte.

Në kërkim janë angazhuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa operacionit i është bashkuar edhe Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili po zhvillon operacionin në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren./Lajmi.net/