Dorëzohet Raporti vjetor i BQK-së 2025 në Kuvendin e Kosovës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Raportin vjetor të BQK-së 2025, thuhet në njoftimin e BQK-së. Sipas BQK-së, “Raporti Vjetor 2025 pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit…
Lajme
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Raportin vjetor të BQK-së 2025, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Sipas BQK-së, “Raporti Vjetor 2025 pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale”.
“Në takim u diskutuan edhe reformat dhe iniciativat kryesore të realizuara gjatë vitit, përfshirë avancimin e kornizës makroprudenciale dhe mbikëqyrëse, harmonizimin rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimin e sistemit të pagesave, përgatitjet për SEPA si një process ndër-institucional, avancimin e projektit TIPS Clone, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes financiare”, thuhet në njoftim.