Familjarë e miq nisin të mblidhen në Burojë të Skenderajt për ngushëllime në familjen e ish-presidentit Thaçi

Mbrëmë ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vdekja e tij ka mërzitur të gjithë, e emra të rëndësishëm të institucioneve në vend tashmë e kanë përkujtuar atë dhe veprën atdhedashëse të tij. E sot në Burojë të Skenderajt tashmë kanë filluar të mblidhen shumë familjarë e miq të familjes…

Lajme

17/03/2025 10:56

Mbrëmë ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vdekja e tij ka mërzitur të gjithë, e emra të rëndësishëm të institucioneve në vend tashmë e kanë përkujtuar atë dhe veprën atdhedashëse të tij.

E sot në Burojë të Skenderajt tashmë kanë filluar të mblidhen shumë familjarë e miq të familjes Thaçi, për të ngushëlluar njëri-tjetrin e për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit.

Që në orët e para të mëngjesit familjarët kanë hapur dyert e shtëpive për të pritur të gjithë ata që shkojnë për ngushëllime, e në fillim të oborrit u vendos edhe fotografia e Haxhi Thaçit, i veshur me uniformën e UÇK-së.

Ende nuk dihet nëse ish-presidentit Thaçi do t’i mundësohet ardhja për varrimin e babait. Ai ishte për vizitë në QKUK tri ditë më parë ku qëndroi për vetëm 4 orë  nën masa ekstreme të sigurisë./Lajmi.net/