Familja Thaçi në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së

Lider me vizion e përvojë, e ka vlerësuar Endrit Thaçi, i biri ish-President, Hashim Thaçi, Bedri Hamzën pas kandidaturës së lajmëruar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza sot e bëri publik synimin e tij për të kandiduar si Kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. “Urime, zoti Bedri Hamza, për…

Lajme

13/11/2025 23:04

Lider me vizion e përvojë, e ka vlerësuar Endrit Thaçi, i biri ish-President, Hashim Thaçi, Bedri Hamzën pas kandidaturës së lajmëruar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza sot e bëri publik synimin e tij për të kandiduar si Kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka shkruar Endrit Thaçi në një postim në Instagram.