Familja nga Drenasi në hall me të afërmin e tyre, thonë se ua mashtroi kryefamiljarin për tokë dhe tash po i kërcënon
Familja Dvorani nga Tërsteniku i Drenasit duket se është në telashe të mëdha që një kohë të gjatë nga Ilaz Shehu të cilin e kanë dajë. Hajrullah Dvorani nga Tërsteniku i Drenasit, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se po kanë probleme të vazhdueshme me Shehun shkaku i një prone prej 25 ari. Historinë…

Lajme
Familja Dvorani nga Tërsteniku i Drenasit duket se është në telashe të mëdha që një kohë të gjatë nga Ilaz Shehu të cilin e kanë dajë.
Hajrullah Dvorani nga Tërsteniku i Drenasit, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se po kanë probleme të vazhdueshme me Shehun shkaku i një prone prej 25 ari.
Historinë e kësaj ngjarjeje, i riu Dvorani e shpjegon në detaje ku thotë që gjithçka nisi kur gjyshi i tij Lan Dvorani e nënshkroi pa dijeninë e tij dhënien si dhuratë të një prone 25 ari truall, ku aty kishin edhe shtëpinë që po jetonte gjyshi i tij bashkë me gruan e tij dhe xhaxhain.
Hajrullahu ka thënë se nënshkrimin për dhënien falas Ilaz Shehut tërë këtë pasuri, gjyshi i tij Lani e bëri pa vetëdije.
“E ka marr Lan Dvoranin edhe e ka çu dikund. Çka i ka ba na nuk e dina. Krejt qaty është problem që na nuk e dina qysh ka mujtë ai me nënshkru edhe me ja qitë komplet truallin komplet 25 ari – edhe e ka shtri ai me shkru aty që është dhuratë”, ka thënë Hajrullah Dvorani për lajmi.net.
I riu thotë që gjatë kohës kur nipi i tyre Ilaz Shehu ndodhej jashtë vendin, në atë pronë ku gjyshi i tij e kishte dhuruar, ai filloi të punonte duke e hapur një vendpunishte.
Mirëpo, problemet sipas tij nuk ndaleshin, pasi që Shehu i kërcënonte vazhdimisht me vrasje dhe vendosje të bombave, duke i sugjeruar të largoheshin nga prona e tij.
“Kanë çu njerëz që kanë me ju vra, kanë me ua gjujtë bumet. Që na vrajnë, na vrajnë. Prej pragut të shtëpisë nuk kam ku shkoj”, ka thënë Dvorani.
Hajrullah Dvorani ka thënë që Ilaz Shehu, e shfrytëzoi gjëndjen psikike jo të mirë të tij duke e shtyer që ta nënshkruaj një dokument të tillë. Dvorani thotë që i kanë edhe dëshmitë se gjyshi i tij që nga viti 2002 vuan nga sëmundje nervore të harresës.
“Na i kena letrat e tij që ka probleme mendore. Ka shku nëpër psikiatri. I ka letrat edhe para se me ardhë ky Ilaz Shehu këtu. Na i kena letrat që në 2002-ën u kanë s’mutë. Ky është veteran i luftës, baba i dëshmorit dhe është invalid i luftës”, ka thënë nipi i Lan Dvoranit për lajmi.net.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, pyeti pikërisht Lan Dvoranin se a i kujtohej diçka se çfarë ka nënshkruar me Ilaz Shehun, mirëpo 85 vjeçari thotë që nuk mban mend asgjë.
“Jo nuk e di! Për herë të pare prej teje po nij”, ka deklaruar Lan Dvorani për lajmi.net.
Nipi i Lanit, Hajrullahu thotë që Ilaz Shehu bashkë me Policinë e larguan gjyshin dhe axhën e tij nga shtëpia ku po jetonin pasi që ishte pronë e Ilaz Shehut, duke detyruar kështu që dy familje tani të jetojnë në një shtëpi të vetme me shumë anëtarë.
Kujtojmë që Policia e Kosovës kishte kryer këtë aksion në Tërstenik të Drenasit ku i pranishëm ishte edhe Ilaz Shehu, ku, vëmendjen e Policisë e tërhoqi fakti se i moshuari mbante në brez një thikë paluese, me teh rreth 8 centimetra. Kur zyrtarët policorë i kërkuan ta dorëzonte, ai reagoi ashpër, duke kapur për krahu një polic dhe duke thënë: “Kush je ti që të ma marrësh mua thikën?”
Edhe pse u tregua jo bashkëpunues, Policia e neutralizoi situatën, i konfiskoi mjetin e mprehtë dhe e shoqëroi të dyshuarin në Stacionin Policor në Drenas, ku më pas u intervistua.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka udhëzuar që të inicohet procedurë penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Ilaz Shehu është ndaluar për 48 orë.
Për më shumë ndiqeni videon me rrëfimin e Hajrullah Dvoranit për ngjarjen: