Familja e Liridon Ademajt kërkon dënim kapital për vrasësit e saj

Para trupit gjykues sot dëshminë e tij e dha vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj. Ndër të tjerash ai foli në detaje për momentin kur kishin kuptuar se motra e tij ishte vrarë. Po ashtu ai u përgjigj në disa pyetje që iu drejtuan nga i akuzuari, Naim Murseli. Në fjalën e fundit me të…

Lajme

14/07/2025 12:08

Para trupit gjykues sot dëshminë e tij e dha vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

Ndër të tjerash ai foli në detaje për momentin kur kishin kuptuar se motra e tij ishte vrarë.

Po ashtu ai u përgjigj në disa pyetje që iu drejtuan nga i akuzuari, Naim Murseli.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, vëllai i saj, Leonardi dha qëndrimin e familjes së tij.

Ai kërkoi para trupit gjykues se për dorasin e vrasjes së motrës së tij, të ketë dënim kapital.

”Mesazhi jonë dhe i familjes është i qartë. Dënimi nuk na e kthen Liridonën, por të paktën le të jetë një shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë një krim të tillë, andaj duke marrë parasysh rrethanat dhe natyrën e viktimës, dënimi të jetë kapital”./Lajmi.net/