Familja Dehari nuk i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë për hetim të pavarur për vdekjen e Astritit
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka raportuar sot në Komisionin për Integrime, ku ka folur edhe për rastin Dehari.
Lajme
Hoxha ka deklaruar se kanë bërë të gjitha procedurat e mundshme si ministri, teksa po presin një përgjigje nga familja.
“Ne po presim përgjigje nga familja për krijimin e një ekipi hetues ose komision të pavarur për t’u marrë me rastin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Hoxha.
Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016.