Familja bëjnë selfie me ariun polar që e kishte vrarë fqinji i tyre
Këto selfie të çuditshme janë të një familje që u bënë pranë një ariu polar të vdekur, e që fqinji i tyre e kishte gjuajtur me armë nga 130 metra dhe e kishte vrarë.
Bota
Pak para se të bëhen këto fotografi, familja ishin tmerruar kur e kanë parë kafshën duke vrapuar në drejtim të tyre, përcjell lajmi.net
Një fqinj i kishte dëgjuar britmat e familjes dhe e ka vrarë ariun me një plumb të vetëm nga 130 metra larg.
Por, në vend se të gëzohen që i mbijetuan tmerrit, nëna kishte vendosur të bënte fotografi me ariun, madje duke e lejuar edhe vajzën e saj të vogël.
Ngjarja ka ndodhur në veri të qytetit të Blönduós, në Islandë dhe në këtë vend nuk ekziston ligj që dënon gjuajtjen e këtyre kafshëve, ngase ato nuk janë prezente afër dhe rruga që kalojnë për të ardhur deri tek vendi, nënkupton që janë të uritura dhe të rrezikshme për njerëzit./lajmi.net