Familja Behrami nga Mitrovica falë gjakun e të birit që humbi jetën mbrëmë
Familja Behrami, që mbrëmë humbi të birin 27 vjeçar, Visar Behrami, pas një shembjeje të një pjese të objektit të ish hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, sot me të përfunduar ceremonia e varrimit ka falur gjakun sipas traditës kanunore.
Lajme
Lavdim Behrami nga familja ka thënë në Klan Kosova se rastin e kanë lënë në duart e drejtësisë, njofton Klan Kosova.
“Ne jetojmë në një vend ku përveç ligjit të së drejtës ekziston edhe kanuni, sot punët janë joformale, kontratat janë joformale dhe te ne funksionin edhe ligji i kanunit. Kemi pasë telashe me një pjesë të familjes që t’i qetësojmë që të mos shkojmë rrugës së kanunit. Sot e falëm gjakun ndaj pronarit të objektit”, ka thënë Behrami.
“Pronari i objektit me neve si familje nuk do të ketë problem. Prokuroria dhe gjyqësia i kanë punët e veta dhe duhet t’i çojnë deri në fund, jo vetëm këtë rast por të gjitha rastet”.
Lavdim Behrami ka thënë se familjari i tyre Visar Behrami ka humbur jetën si pasojë e ligjeve jo të mira dhe moszbatimit të atyre që janë në fuqi.