Falluxha e Irakut fatale për një të ri nga Skenderaj

Një i ri nga Klina e Epërme e komunës së Skenderajt është vrarë në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura.

Lajme

09/04/2014 18:30

I riu i vrarë është quhet Valon Muzliaj dhe thuhet se ai është varrosur në vendin e vrasjes. Ai ishte duke luftuar në Siri dhe nga atje me disa grupe tjera terroriste kishte kaluar përkohësisht në Falluxha të Irakut.

Familja e tij tashmë ka hapur të pamen në Kosovë. Po ashtu, këto burime thonë se i vrari ka qenë atje bashkë me të vëllanë, i cili ende gjendet atje.

Pos në Irak, një numër më i madh i shqiptarëve lufton edhe në Siri. Numri i shqiptarëve të vrarë në Siri ende mbetet i paqartë, pasi që mungojnë të dhënat e konfirmuara nga kryengritësit dhe pushteti i atjeshëm. Por, mendohet se ky numër tashmë ka arritur në 10.

Shqiptarët të cilët luftojnë në Siri në të shumtën e rasteve kanë rënë pre e grupeve të ndërlidhura me rrjetin terrorist Al-Kaida.