Falk: Bayern nuk ka bërë ofertë për De Ligt

Gazetari i ‘Bild Sport’, Christian Falk ka hedhur poshtë spekulimet për ofertën e Bayern drejt De Ligt.

Sport

07/07/2022 10:27

Dje raportohej se bavarezët kanë nisur një ofertë drejt Torinos, për kartonin e mbrojtësit holandez, Matthijs De Ligt.

Sipas atyre lajmeve, thuhej se bavarezët kanë ofruar 75 milionë euro për mbrojtësin 22 vjeçar. Por, gjërat janë më ndryshe.

Christian Falk, i afërt me Bayernin, thotë se lajmet për ofertën e Bayern janë të pavërteta, transmeton lajmi.net.

Bayern dhe Juve janë në negociata, por nuk k asnjë lëvizje konkrete dhe caktim të çmimit.

Matthij de Ligt tashmë veç ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Biseda me Julian Nagelsmann e ka bindur lojtarin se ‘Allianz Arena’ është destinacioni i duhur. /Lajmi.net/