“Faleminderit, faleminderit, faleminderit” – Hoti ikë nga mediat, s’flet për votimin që e mbajti Abdixhikun kryetar të LDK-së (VIDEO)
Në Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shumica e delegatëve vendosën ta mbajnë Lumir Abdixhikun në krye të partisë, duke i dhënë kështu mbështetje për një mandat të ri. Pas përfundimit të votimit, delegatët dolën për një pauzë nga salla, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe kundërkandidati i Abdixhikut, Avdullah Hoti, transmeton…
Lajme
Në Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shumica e delegatëve vendosën ta mbajnë Lumir Abdixhikun në krye të partisë, duke i dhënë kështu mbështetje për një mandat të ri.
Pas përfundimit të votimit, delegatët dolën për një pauzë nga salla, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe kundërkandidati i Abdixhikut, Avdullah Hoti, transmeton lajmi.net.
Kur u pyet nga gazetarët mbi rezultatin, Hoti u shpreh thjesht: “Faleminderit, faleminderit, faleminderit.”
Nga gjithsej 300 delegatë të pranishëm, 164 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, duke konfirmuar qëndrimin e tij si kryetar, ndërsa 136 votuan pro./lajmi.net/