lajmi.net

Falcao i Realit

Radamel Falcao ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin. Ai këtë e bëri nëpërnjet një postimi në rrjetin social Twitter. Më pas e fshiu atë.

Sport

30/08/2014 21:11

Radamel Falcao për një moment e zbuloi skuadrën e tij të ardhshme, Real Madrid.

Ylli kolumbian i Monacos, objektiv i Los Blancos por edhe klubeve të tjera evropiane si Juventus e Manchester City, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll.

“Ëndrra e realizuar #HalaMadrid”, shkroi Falcao në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Por, nuk shkoi gjatë dhe sulmuesi e fshiu postimin. Diçka është duke ndodhur, e si do të përfundojë do ta mësojmë deri nesër kur do të mbyllet afati kalimtar i verës. 

Falcao i Realit

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e sulmuesit Radamel Falcao, në formë huazimi, me blerje të obliguar në verën e vitit të ardhshëm.

Sport

29/08/2014 00:21

U kry. Real Madrid ka transferuar Radamel Falcaon.

Marrëveshja mes Los Blancos dhe Monacos për sulmuesin kolumbian është realizuar sonte në Montecarlo pas përfundimit të shortit që përcaktoi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ka njoftuar portali italian “Calciomercato.it”.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet financiare të marrëveshjes mirëpo besohet se kampioni i Evropës ka gjetur pajtimin e Monacos që të angazhojë Falcaon në formë huazimi me vlerë prej 20 milionë euro, me blerje të obliguar në verën e vitit të ardhshëm. 

LM