Fakulteti i Sigurisë Publike starton këtë tetor

Rreth 12 mijë të punësuar në institucione të sigurisë publike kanë ndjekur trajnimet bazike në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Lajme

30/07/2014 22:31

Si raporton KTV, për hapësirën e madhe dhe kushtet e mira infrastrukturore, kjo akademi ka marrë lëvdata të shumta nga zyrtarët e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë ka treguar se zyrtarë të gjashtë agjencive të sigurisë i marrin këtu trajnimet fillestare. Por brenda hapësirës së Akademisë, nga tetori i këtij viti do të funksionojë edhe fakulteti që tashme është akredituar me emrin Fakulteti i Sigurisë Publike.

Për vitin e parë do të pranohen 65 studentë, por numri i interesuarve deri tash është rreth 200.

Në 3 vjetët e parë do të pranohen vetëm persona të punësuar në shërbime të ndryshme të sigurisë publike, të cilët do të pajisen me diploma, ndërsa pas 3 vjetësh do të shpallet konkursi për pranim të studentëve sipas nevojës së institucioneve të sigurisë.

Dekan i këtij fakulteti është zgjedhur Nazmi Iballi, njofton KTV.