Fajtori Fellaini, shikojeni dënimin nga Mourinho (FOTO)
Jose Mourinho ka vendosur ta largojë mesfushorin Marouane Fellaini nga Manchester United.
Merkato
Marouane Fellaini i ka ditët e numëruara në Manchester United.
Pas gabimeve të njëpasnjëshme, menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka vendosur ta largojë mesfushorin belg nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton tabloidi britanik “Daily Mail”, përcjell “Lajmi.net”.
Tifozët e Manchester United do ta mirëpresin vendimin e portugezit pasi e konsiderojnë Fellainin si një prej fajtorëve kryesorë në dështimin e ekipit për të luftuar për kreun e tabelës në Premierligë.