Fadil Syleviqi gjendet i vdekur te liqeni i Badovcit

Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit.

Lajme

15/01/2021 16:20

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.

Reporteri.net shkruan se ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.