Fadil Shishani jashtë rrezikut për jetë
Ish - pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Shishani që është plagosur gjatë ditës në Drenas, edhe pse ndodhet në QKUK, lajmi.net mëson se ai ka marr plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme
Dikur ishte pjesë e Policisë së Kosovës si instruktor i edukatës fizike, kohë më parë edhe pjesë e Njësisë Speciale, por ka rreth një vit që ai ka qenë i suspenduar. E Policia thotë se ai nuk është kthyer më në punë që nga atëherë.
Deri tek plagosja e tij, ka ardhur pas një problemi me pronën, ku derisa po ekzekutohej një procedurë përmbaruese është ftuar Policia për ndihmë ngase aty kanë dalë probleme.
Nuk sqarohet si ka ardhur deri tek çasti kur Policia e kanë plagosur Shishanin, por bëhet e ditur se kanë gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit T.T, të kalibrit 7.62 mm, si dhe kanë arrestuar një person për të cilin ka ngritur dyshimet se mund të jetë i përfshirë në rast.
Revolja e përmendur nuk është arma me të cilën është plagosur Shishani.
Ndryshe, ai është vëllai i Kryeshefit të Inspektoratit Policorë të Kosovës.