Fadil Fazliu ende po mbahet nga EULEX-i, nuk dihet kur do të transferohet në Hagë
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale, u arrestua gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij. Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, ndërsa ende nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë. Këtë e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu. Tutje, Fahriu…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/12/Fadil-dhe-Fahri-Fazliu.jpg)
Lajme
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale, u arrestua gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.
Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, ndërsa ende nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu.
Tutje, Fahriu bën të ditur se as sot nuk iu lejua të takohej me babanë e tij.
Të enjten nuk ishte vetëm Fazliu ai që u arrestua nga Gjykata Speciale, ishin edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj.