Reagimi i Jozit kur në shtëpinë e BBVA mbërrin zarfi i zi pas ofendimit ndaj Gjestit
Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania4, para pak minutave ka mbërritur një zarf i zi. Kësaj here në lidhje me komentet fyese të cilat Jozefin Marku (Jozi), ja ka bërë Gjestit. Mbrëmë teksa banorët po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit, shkruan lajmi.net. Ai e quajti…
ShowBiz
Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania4, para pak minutave ka mbërritur një zarf i zi.
Kësaj here në lidhje me komentet fyese të cilat Jozefin Marku (Jozi), ja ka bërë Gjestit.
Mbrëmë teksa banorët po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit, shkruan lajmi.net.
Ai e quajti “kopil shkine” nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Për këtë produksioni i BBVA, sot ka marrë një vendim të menjëhershëm duke e përjashtuar kështu nga gara Jozin.
Derisa shihet se tashmë gjysma e shtëpisë po e vajton largimin e tij dhe kanë shprehur mllef ndaj produksionit. /Lajmi.net/
View this post on Instagram