Fadil Fazliu e thirri në telefon djalin e tij nga Haga dhe i uroi ditëlindjen

Fahri Fazliu ka bërë të ditur se babai i tij, Fadil Fazliu, ish-luftëtar i UÇK-së, e ka thirrur në telefon për t’i uruar ditëlindjen nga paraburgimi në Hagë. Në një postim në Facebook, Fahriu thotë se babai i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë. “Shpresojë se ditëlindjen tjetër të presim në liri së…

Lajme

22/03/2025 15:32

Fahri Fazliu ka bërë të ditur se babai i tij, Fadil Fazliu, ish-luftëtar i UÇK-së, e ka thirrur në telefon për t’i uruar ditëlindjen nga paraburgimi në Hagë.

Në një postim në Facebook, Fahriu thotë se babai i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

“Shpresojë se ditëlindjen tjetër të presim në liri së bashku! Liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët”, ka thënë Fazliu.

Fadil Fazliu në dhjetor të vitit 2024 u deklarua i pafajshëm, gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Ai po akuzohet për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.