Facebook vjen me një përditësim

Facebook ka lançuar në konferencën F8 që mbajti para dy ditësh Account Kit, një pjesë softueri të cilët zhvilluesit e palës së tretë mund të shtojn tek aplikacionet e tyre në mënyrë që të lejojn përdoruesit të log-ohen në llogarinë e tyre vetëm me anë të emailit ose numrit të telefonit, pa pasur nevojë për një fjalëkalim.

Auto & Tek

16/04/2016 02:08

Pasi përdoruesit e aplikacionit të vendosin email-in ose numrin e telefonit, shërbimi do ju dërgoj atyre një kod për t’a futur dhe voila, ata do logohen.

“Njerëzit urrejnë fjalëkalimet”, tha Eddie O’Neil menaxher produkti tek Facebook. Kjo teknologji mund të jetë më bindëse për përdoruesit se sistemi tradicional i identifikimit të Facebook, i cili kërkon që njerëzit të vendosin adresën e email-it dhe fjalëkalimin./techsot.al

Account-Kit_phone-number-login_1