Facebook sërish shtyn seritë origjinale në TV
Facebook dëshiron të shfrytëzojë pozitën e vet si rrjeti më i madh shoqëror, në mënyrë që të bëhet destinacioni kryesor për seri origjinale.
Auto & Tek
Por, një raport i ri bën me dije se Facebook edhe një herë ka shtyrë lansimin e serive origjinale televizive. Recode raporton se Facebook ka pasur për synim që të lansojë turrin e parë të serive në pranverë të këtij viti, por kanë vendosur për shtyrjen e lansimit.
Përdoruesit tash duhet të presin deri kah gjysma e verës në mënyrë që në Facebook të shikojnë seritë e reja televizive.
Raporti bën me dije se problem i gjithë kësaj është zhvillimi dhe jo produksioni i videove.
Ende nuk është e qartë nëse seritë televizive do të kenë faqen e vet në Facebook.
Kompania tash për tash nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje dhe mbetet të shihet se ciklat do të jenë planet e tyre.