‘Facebook’ po vjen me një ndryshim interesant
Facebook edhe një herë është duke bërë ndryshime në News Feed dhe këtë herë po përfshin një faktor që thotë se do të parashikoj se sa kohë do të shpenzoni duke parë një Instant Article apo një post. Qëllimi është për të kuptuar se çfarë artikujsh të shfaqen në News Feed-in tuaj në mënyrë që t’ju mbajn juve sa më shumë të interesuar në lexim.
Auto & Tek
Kompania gjithashtu është duke kërkuar për mënyra se si të zvogëloj se sa shpesh ju të shihni postime nga i njëjti burim brenda News Feed tuaj .
Me sasinë e madhe të kohës që shpenzojmë në Facebook një algoritëm i përkryer është një sfidë e madhe. Nëse ka sukses, do e lejojë rrjetin social të na ofrojë përmbajtjen e duhur në kohën e duhur, në vend që thjesht të listoj përmbajtjet në një rregull kronologjik. Facebook gjithashtu ka shtuar aftësinë për të llogaritur sa shpesh ju klikoni mbi një artikull dhe më pas të ktheheni në News Feed, duke e përdorur atë si një sinjal se përmbajtja nuk mund të ketë qenë në përputhje me pritjet tuaja. Gjithashtu do kërkoj për artikuj për të cilat beson se me shumë mundësi do ju bëj të angazhoheni në të.
Përditësimi i News feed është lëshuar tashmë dhe do të vazhdoj të vij në javët në vazhdim. Facebook mendon se faqet nuk do të shohin “ndonjë ndryshim të rëndësishëm”, por ju kujtojmë se disa do të shohin një rritje të vogël kurse disa të tjerë një rënie të vogël./techsot.al