Fabregas: E dua Messin te Chelsea
Cesc Fabregas ka pranuar se do të ishte tejet i lumtur nëse superylli i Barcelonës, Lionel Messi do të transferohej te skuadra e Chelseat.

Sport
Fabregas ka thënë se dëshiron që një ditë ta shehë Lionel Messin duke veshur fanellën e skuadrës angleze, Chelsea, e cila është në formë të mirë këtë sezon.
”Unë do të doja që Messi të vijë te Chelsea. Pse jo? Do të jepja gjithçka që të ndodhte një gjë e tillë”, tha Fabregas.
”Megjithatë, si një njeri i Barcelonës, mendoj se Messi duhet ta mbyll karrierën atje”, vazhdoi spanjolli.
”Këtë sezon Barcelona është Messi dhe 10 lojtarë të tjerë. Ai e ka shpëtuar skuadrën në shumë raste”, tha anëtari i ri i Chelseat.