Fabian Ruiz ateron nesër në Paris, pritet kompletimi i transferimit

PSG do të përforcohet me një tjetër mesfushor. Ylli spanjoll i Napolit, Fabian Ruiz do t’i bashkohet skuadrës së PSG, bëjnë të ditur raportime të ‘Le Parisien’, transmeton lajmi.net. Ruiz tash e sa javë lidhet me një kalim të mundshëm te PSG dhe ai nesër do të jetë në Francë për të mbyllur marrëveshjen. Thuhet…

Sport

28/08/2022 23:26

PSG do të përforcohet me një tjetër mesfushor.

Ylli spanjoll i Napolit, Fabian Ruiz do t’i bashkohet skuadrës së PSG, bëjnë të ditur raportime të ‘Le Parisien’, transmeton lajmi.net.

Ruiz tash e sa javë lidhet me një kalim të mundshëm te PSG dhe ai nesër do të jetë në Francë për të mbyllur marrëveshjen.

Thuhet se lojtari do të ketë kontratë pesëvjeçare.

PSG do të kërkojë edhe një qendërmbrojtës dhe një alternativë për Neymar JR, deri në fund të merkatos. /Lajmi.net/