FA Cup, Chelsea kalon në fazën tjetër

Chelsea është kualifikuar në rundin e pestë të FA Cup, pasi e mundi 2-1 skuadrën e Hull City.

Sport

25/01/2020 20:30

Chelsea i Frank Lampard ndeshe pas ndeshje po tregon paraqitje pozitive dhe po i dërgon sinjale se janë skuadër për t’u mposhtur.

Blutë e Londrës tani kanë siguruar një vend në rundin e pestë të FA Cup, pasi e kanë mposhtur 2-1 në udhëtim Hull Cityn.

Sulmuesi që po ka pak minuta, Michy Batshuayi, ishte ai që i kaloi në epërsi ‘Blutë e Londrës’, duke realizuar për 0-1në minutë e gjashtë.

Për 2-0 shënoi Fikayo Tomori, derisa për vendasit golin e nderit e realizoi Kamil Grosicki (78’).