“Expresso me Bedri Hamzën”, Kandidati i PDK-së për kryeministër do takohet çdo dit me qytetarë për diskutime pa fjalime politike
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka bërë të ditur se do të realizojë takime të njëpasnjëshme me qytetarë. Hamza tha se vazhdimisht përmes ueb-faqes i është kërkuar që të ketë takime të ndryshme, për të diskutuar mbi çështjet që i preokupojnë qytetarët. Ai njoftoi se këto ditë do…
Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka bërë të ditur se do të realizojë takime të njëpasnjëshme me qytetarë.
Hamza tha se vazhdimisht përmes ueb-faqes i është kërkuar që të ketë takime të ndryshme, për të diskutuar mbi çështjet që i preokupojnë qytetarët.
Ai njoftoi se këto ditë do të jetë nëpër vende të ndryshme të Kosovës për të pirë kafen e për të treguar planet që ka në lidhje me kandidimin e tij si kryeministër, transmeton lajmi.net.
“Me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flasim për atë që vërtetë ka rëndësi për ju dhe Kosovën”.
Këto takime Hamza i quajti “Expresso me Bedri Hamzën”./Lajmi.net/
https://www.facebook.com/share/r/1AzyMMt3FJ/